Kryetari i Komunës së Prishtinë Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë pamje nga terreni gjatë grumbullimit të mbeturinave në hapësirat publike.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka treguar që qytetarët të jenë të përgjegjshëm.
“Sot ekipet tona kanë dalë në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve.
Me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në Prishtinë, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes dhe përgjegjësi.
Ju lusim për bashkëpunim.
Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm.’, ka shkruar Rama.