Hoti: Masat e BE-së i kushtuan Kosovës mbi 613 milionë euro

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, për periudhën qershor 2023 – prill 2025 kanë një kosto të përgjithshme prej 613.4 milionë euro.

Sipas tij, në këtë shumë përfshihen projektet që janë pezulluar për një afat të pacaktuar, duke prekur drejtpërdrejt sektorë strategjikë për zhvillimin e vendit.

Hoti theksoi se 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, mjete që ishin të destinuara për programe në fushën e bujqësisë, turizmit rural dhe ndërmarrjeve.

“613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj”, ka shtuar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika