Shukri Buja nderon Ismet Jasharin dhe dëshmorët e Brigadës 121 në 27-vjetorin e rënies

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë pjesë në homazhe kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut dhe heroit të kombit, Ismet Jashari, komandant Kumanova.

Në këtë ceremoni, përveç Bujës, morën pjesë edhe vëllai i Komandant Kumanovës, Xhemajl Jashari, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Duke përkujtuar jetën dhe veprën e Ismet Jasharit, Buja theksoi se sakrifica dhe lufta e tij mbeten faqe e ndritur e historisë sonë kombëtare dhe frymëzim për gjeneratat që ecin në rrugën e lirisë dhe dinjitetit.

“Së bashku me vëllain e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Xhemajl Jasharin, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, sot nderuam përvjetorin e përjetësisë së heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, si dhe përvjetorin e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Jeta, vepra dhe lufta e Komandant Kumanovës mbeten faqe e ndritur krenarie, frymëzim për gjeneratat që të ecin me përkushtim në rrugën e lirisë dhe të dinjitetit kombëtar.
Ky homazh është shprehje e respektit të thellë për sakrificën sublime të tyre, e cila na kujton përjetësisht detyrimin tonë ndaj atdheut dhe ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
PDK-ja qëndron gjithmonë pranë historisë, sakrificës, dëshmorëve, viktimave civile, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së, duke u përkulur me nderim para veprës së tyre.
Lavdi Komandant Kumanovës!
Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Buja në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika