Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare në Mitrovicë ka folur për rëndësinë e lëshimit në përdorim të urës së re mbi lumin Ibër, që lidh dy anët e qytetit.
Ai tha se kjo urë do të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të banorëve.
“Do ta lehtësojë qytetarin, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.
Sipas tij, kjo pritet të shërbejë si nxitje edhe për hapjen e urës kryesore të Ibrit, që vazhdon të mbetet e mbyllur.
“Shpresoj që kjo do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare ta hapë edhe urën kryesore të Ibrit… dhe besoj se do të funksionojë shumë më mirë”, tha ai.