Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

Fotoreporterja kanadeze Valerie Zink ka dhënë dorëheqjen nga agjencia e lajmeve “Reuters”, pas tetë vjetësh si bashkëpunëtore, duke thënë se nuk mund të punojë më për një agjenci që justifikon dhe mundëson goditjen sistematike të gazetarëve nga Izraeli në Gaza.

“U detyrohem kolegëve të mi në Palestinë të paktën kaq”, thotë Zink. Ajo e njoftoi vendimin në një postim në llogarinë e saj personale në “X”.

Zink, e cila ka punuar dhe për media të tjera prestigjioze si “New York Times”, “Al Jazeera” dhe media të ndryshme në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, kritikoi raportimin e “Reuters”-it, duke thënë se agjencia është bashkëfajtorë në vrasjen e 246 gazetarëve nga Izraeli që nga fillimi i sulmit ndaj Gazës në tetor të vitit 2023.

“’Reuters’ zgjodhi të publikojë pretendimin krejtësisht të pabazuar të Izraelit se Al-Sharif ishte një operativ i Hamasit, një nga shumë gënjeshtrat që media si ‘Reuters’ kanë përsëritur me përpikëri dhe i kanë dhënë dinjitet,” shkroi Zink.

Gazetarja theksoi se mediat perëndimore janë direkt përgjegjëse për krijimin e kushteve për këto ngjarje, duke cituar Jeremy Scahill, i cili shprehej se mediat kryesore, nga “New York Times” deri te “Reuters”, kanë shërbyer si “një rrugë për propagandën izraelite,” duke pastruar krimet e luftës, duke dehumanizuar viktimat dhe duke braktisur si kolegët e tyre ashtu edhe angazhimin e tyre për raportim të vërtetë dhe etik.

Gazetarja shprehet se “E kam vlerësuar punën që kam sjellë për ‘Reuters’ gjatë tetë viteve të fundit, por në këtë pikë nuk mund ta imagjinoj veten duke mbajtur këtë kartë të shtypit pa ndjerë vetëm turp dhe pikëllim të thellë”.

Ajo tha se mediat perëndimore, duke “përsëritur trillimet gjenocidale të Izraelit pa vërtetuar nëse kanë ndonjë besueshmëri” dhe duke braktisur përgjegjësinë themelore gazetareske, kanë mundësuar vrasjen e më shumë gazetarëve në Gaza gjatë dy viteve sesa në konfliktet e mëdha globale së bashku, duke kontribuar gjithashtu në vuajtjet e popullsisë.

Vdekjet e reja nga personeli mediatik në Gaza e kanë çuar numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023 në 246. Ndërkohë Izraeli ka vrarë më shumë se 62 mijë e 700 palestinezë në Gaza që prej të njëjtës periudhë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika