Presidentja Osmani mirëpret hapjen e rrugës për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

Në një postim në Facebook të Presidencës thuhet se Osmani ka shprehur pritjen që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike.

Ajo ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi, duke theksuar se pret nga udhëheqja e re parlamentare që të punojë në interes të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Presidentja gjithashtu ka bërë thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat kushtetues dhe të procedojë sa më parë me votimin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe përmbushja e detyrimeve kushtetuese janë thelbësore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika