Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Drejtësisë.
Ky vendim vjen pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut si nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sallahu ka shërbyer në këtë ministri që nga fillimi i mandatit të qeverisë.