2021 – Vetëvendosje e votoi Slavko Simiqin për nënkryetar Kuvendi në pako

Ndryshe prej seancës së djeshme, më 22 mars 2021, Lëvizja Vetëvendosje, në pako i votoi nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet, madje edhe Slavko Simiqin, për të cilin dje nuk kishte votë, dhe nuk pranoi të votohet në pako me nënkryetarët nga komunitetet tjera. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që votimi për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve të përsëritet sepse janë vërejtur shumë shkelje e parregullsi.

Është data 22 mars 2021.

Kryesuesi Avni Dehari i hapë rrugë votimit të nënkryetarëve. Lista Serbe e propozon Slavko Simiqin, ndërkaq komunitetet tjera, Bekim Arifin.

“Vazhdojmë me zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit, një nga radhët e deputetëve të komunitetit serb dhe një nga radhët e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë. Zgjedhja e tyre bëhet me një votim, mbështetur në nenin 67, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb propozojnë një deputet për nënkryetar të Kuvendit dhe deputetët që mbajnë  vende të garantuara për komunitet e tjera që nuk janë shumicë propozojnë një deputet për nënkryetar të Kuvendit…”, kishte thënë Dehari.

Ashtu sikurse në të kaluarën, nënkryetarët nga komunitetet votohen në pako e jo ndaras.

Slavko Simiq dhe Bekim Arifi, me 91 vota për, 6 kundër, dhe 10 abstenime e kalojnë testin.

Në mesin e votave pro janë të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë disa të PDK-së, dhe deputetë të komuniteteve.

Fiks 4 vite më vonë, Lëvizja Vetëvendosje e ka ndryshuar edhe qëndrimin për ta votuar Simiqin, por edhe formën e votimit.

Në seancën e djeshme, kryetari Dimal Basha e ndau votimin nuk shkoi në pako, një herë u votuan komunitetet tjera, pastaj erdhën në radhë serbët, por nuk kishte vota për të propozuarin Slavko Simiq, e as të tjerë pas shortit.

Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti sot nuk ka dashur të përgjigjet për këtë.

Të gjitha këto pyetje e informacionet e lartcekura, i janë dërguar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje por as Arlind Manxhuka, nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkohë, në anën tjetër, Nenad Rashiq, e ka konfirmuar se edhe në seancën e nesërme do ta propozojë vetën për nënkryetar të Kuvendit.

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se në votimin e nënkryetarëve nga komunitet, është shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe praktikat e kaluara parlamentare.

“Ata fillimisht është dashur që të votohen në pako, e jo të votohen veçmas. Po ashtu tek propozimi sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlen të ceket fakti që deputetët për nënkryetarë nga komunitetet duhet të propozohen nga shumica e komunitetit e jo të vetë propozohen, sepse vetëpropzimi nuk është i paraparë askund në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese po ashtu as në Kushtetutë”, ka thënë Melos Kolshi.

Kolshi thotë se i gjithë procesi i votimit duhet të përsëritet, s’duhet të ketë short, nënkryetarët duhet të propozohen me shkrim dhe të votohen në pako, dhe të mos ketë tentime që komunitete jo-serbe të kenë nënkryetarë që e ushtrojnë postin me rotacion.

Seanca për konstituim të Kuvendit vazhdon nesër në orën 11 dhe e njëjta nuk konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen edhe të nënkryetarëve, afat për të cilin deputetët kanë deri më 18 shtator.

 

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika