Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të mërkurën, rreth orës 08:45, në Vushtrri ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.