Kim Jong Un dhe Vladimir Putin pritet të marrin pjesë në paradën ushtarake në Pekin

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të vizitojë Kinën për herë të parë pas gjashtë vjetësh, ku javën e ardhshme do të marrë pjesë në një paradë ushtarake, njoftuan zyrtarët e të dyja vendeve.

Së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, Kim do të jetë në mesin e 26 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në ceremoninë e 3 shtatorit në Pekin, e cila shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës së Kinës kundër agresionit japonez gjatë asaj periudhe, sipas Ministrisë së Jashtme kineze.

“Ne e mirëpresim ngrohtësisht sekretarin e përgjithshëm Kim Jong Un në Kinë për të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore”, deklaroi zëvendësministri i jashtëm i Kinës, Hong Lei, gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, konfirmoi se vizita e Kim Jong Un vjen me ftesë të presidentit kinez, Xi Jinping, në kuadër të festimeve për 80-vjetorin e mbylljes së luftës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika