5,480 nxënës në test të maturës, nuk lejohen shokët e shoqet e klasës të jenë bashkë

Në testin e maturës që po mbahet sot në shkollat e Kosovës janë të përfshirë 5,480 nxënës.

Drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Betim Sylejmani, bëri të ditur se në këtë shkollë po mbahet afati i dytë i Provimit Shtetëror të Maturës dhe janë angazhuar 10 klasa për testimin e 150 nxënësve.

“Edhe në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ është duke u mbajtur afati i dytë i provimit shtetëror të maturës dhe në këtë shkollë do t’i nënshtrohen 150 nxënës dhe gjithsej janë 10 klasa testimi”.

Sylejmani theksoi se që nga viti i kaluar, nxënësit janë të shpërndarë dhe nuk ka më mundësi që të jenë në të njëjtën klasë me shokët e tyre, pasi MAShTI ka aplikuar masa më rigoroze për mbarëvajtjen e procesit.

“Që nga viti i kaluar nxënësit janë të shpërndarë, nuk ka mundësi të klasës së njëjtë, që i bie që janë 13 shkolla të komunës së Prishtinës dhe asnjë shok apo shoqe e klasës nuk mund të qëllojë në klasë e njëjtë me shokun e tij. Këto janë një prej masave të MASHT që mundohet të krijojë masa më rigoroze për një mbarëvajtje sa më të mirë të testit”, tha ai.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se më sot, me 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, mbahet Provimi i Maturës Shtetërore (afati i dytë), ku do të testohen gjithsej 5,480 maturantë. Rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.

“Për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm, Ministria fton të gjithë kandidatët që të respektojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara, si: mospërdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, pasi hyrja në qendrat e testimit nuk do të lejohet për kandidatët që posedojnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.

MAShTI po ashtu ka bërë të ditur se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00 dhe pas kësaj kohe nuk do të lejohet asnjë kandidat apo person i paautorizuar deri në përfundimin e testit. Ministria ka ftuar maturantët të paraqiten me kohë dhe të bashkëpunojnë me mbikëqyrësit e administratorët, për të garantuar një proces të barabartë dhe të qetë për të gjithë pjesëmarrësit./EO

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika