Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, edhe sot vazhdoi me procedurën e hedhjes në votim të kandidatëve nga komuniteti serb përmes shortit për nënkryetar të Kuvendit.
Në seancë ishin të pranishëm 98 deputetë, ndërsa kandidati i Listës Serbe, Zllatan Elek, për herë të dytë nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.
Ai nuk mori asnjë votë për, 54 votuan kundër, ndërsa 19 abstenuan.