Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan ka reaguar me kritika ndaj qeverisjes komunale, duke theksuar se qytetarët janë të zhgënjyer nga premtimet e parealizuara dhe projektet e dështuara.
Sipas kësaj dege, projekti i nënkalimit në Lipjan, i paraqitur si investim modern, në vend që të sjellë lehtësim për qytetarët, ka dëmtuar rrugën me katër korsi.
Në postimin e tyre në Facebook, PDK thekson se Lipjani meriton më shumë, me investime që sjellin zhvillim të vërtetë.
“Është koha për përgjegjësi. Është koha për ndryshim. Është koha për Shukri Bujën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e degës së PDK-së.