Deputeti serb, Nenad Rashiq, është hedhur për herë të dytë në votim sipas shortit për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Kandidaturën e tij e mbështetën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kundër votoi Lahi Ibrahimaj nga AAK dhe deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë abstenuar.
Megjithatë, Rashiq nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
Ndërkohë, Lista Serbe ka bojkotuar procesin e votimit, pasi kandidati i saj, Slavko Simiq, iu refuzua pas tri dështimeve radhazi.