Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka ndërprerë sot seancën plenare pasi deputeti serb, Nenad Rashiq, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Basha tha se vendimi u mor për shkak të diskutimeve të hapura mes grupeve parlamentare, duke theksuar se Rashiq ka marrë më shumë vota pro sesa kandidatët e tjerë që u hodhën në votim përmes shortit, prandaj “gjasat më të mëdha i ka deputeti Nenad Rashiq”.
“Do të vazhdojnë diskutimet me grupet parlamentare. Brenda ditës administrata do t’ju njoftojë për vazhdimin e seancës”, deklaroi kryeparlamentari.