Komisioni Rregullator ka miratuar në tërësi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, me tre vota pro dhe dy kundër.
Sipas këtij rezultati, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, partia Mundësia 2 mandate, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet nga 1 mandat secila.
Megjithatë, brenda Komisionit Rregullator nuk është arritur konsensus, pasi anëtarët e opozitës e kundërshtuan rezultatin, duke e cilësuar listën e deputetëve që do të hyjnë në Kuvend si të përgatitur me dy standarde. Dy nga anëtarët opozitarë të komisionit nuk morën pjesë fizikisht në mbledhje, por votuan përmes regjisë, raporton A2CNN përcjell Dukagjini.
Opozita ka në dispozicion edhe pesë ditë kohë për të ankimuar vendimin në Kolegjin Zgjedhor, pas së cilës i hapet rruga Presidentit të Republikës për procedurat e mëtejshme.