Uran Ismaili: Kam zgjidhjet për çdo lagje të Prishtinës, shumica ende s’kanë kushte elementare

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka theksuar se qasja e tij në qeverisjen lokale do të fokusohet në projekte konkrete për çdo lagje të kryeqytetit, duke u bazuar në problemet që qytetarët i kanë ngritur drejtpërdrejt në biseda me të.

Ai tha se shumë lagje të Prishtinës sot nuk i kanë kushtet elementare: nuk kanë çerdhe, stacione autobusësh, ndriçim publik, parqe apo kënde lojërash. Po ashtu, sipas tij, ato janë të përjashtuara nga aktivitetet kulturore, sportive dhe nga shumë shërbime të tjera komunale “Veç për një gjë nuk janë të përjashtuar – me shku me ia lypë votën,” u shpreh ai.

Ismaili theksoi se në rast të zgjedhjes së tij në krye të qytetit, për secilën lagje do të ketë plan dhe buxhet të ndarë, i cili do t’u përgjigjet specifikisht nevojave dhe problemeve të banorëve.

“Qëllimi im është që kur të dal në Kodrën e Trimave, në Hajvali, në Dardani, në Tophane apo te Muhaxherët, t’u them: ‘Shiko, këto projekte ju takojnë juve dhe ky buxhet është i juaji’. Jo të premtohen projekte e në realitet ato të mos realizohen kurrë,” përfundoi Ismaili.

Videoja e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1BEqs2qzVo/

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika