Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video në media sociale, ku shihet se si pushuesit nga Kosova po vizitojnë vendin pa asnjë ndalesë në kufi, ka premtuar se nuk do të ketë më radhë të gjata, “tash e tutje, përvit e për krejt vitin”

Ilustrim

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Kështu ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, i cili ka shpërndarë një video, ku shihen pritjet e gjata në kufi.

Në kohën kur pushuesit nga Kosova po marrin rrugën drejt Shqipërisë për pushime, tashmë ata nuk do të përballen me ndalesa në kufi.

Kryeministri Rama, ka shkruar se më nuk do të ketë radhë të gjata.

“Dhe kështu tash e tutje, përvit e për krejt vitin”, shtoi ai.

Ndërkohë, më 20 qershor të këtij viti, në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, është rënë dakord për një marrëveshje që siguron që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga policia e dy palëve.

Tanimë, çdo fundjavë gjatë sezonit veror, në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor.

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes së përbashkët kishte bërë me dije se protokolli i parë ka të bëjë me kalimin kufitar.

“Nga data 1 qershor deri më 30 shtator, për çdo fundjavë dhe festa shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare, në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”.

Çuçi theksoi se kur ka fluks të lëvizjeve nga të dyja krahët “ne do ta lehtësojmë plotësisht”.

Pas takimit të tetë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, janë nënshkruar 19 marrëveshje.

19 marrëveshjet që u nënshkruan në mbledhjen e Qeverive Kosovë-Shqipëri

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika