Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një punëtor rreth 35 vjeç ka humbur jetën gjatë orarit të punës, në rrethana ende të paqarta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30. Viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Suharekës, ndërsa dyshohet se ka pësuar lëndime trupore gjatë punës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy persona – meshkuj kosovarë – janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
Hetimet janë duke vazhduar.