Sot hidhet shorti për renditjen e partive

Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, deklaroi ai.

Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00 dhe zhvillohet te komuna e vjetër.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59./EO

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika