Buja: Bizneset e vogla, motor i zhvillimit ekonomik të Lipjanit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një vizitë në disa biznese të vogla në qytetin e Lipjanit, duke i cilësuar ato si shtyllë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në komunë.

Buja theksoi se bizneset e vogla nuk duhet parë vetëm si ndërmarrje, por si garanci e zhvillimit të qëndrueshëm, mirëqenies së qytetarëve dhe rritjes së punësimit.

“Sot vizituam bizneset e vogla në qytetin e Lipjanit, motorin e vërtetë të ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve tanë.

Për ne, bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së Lipjanit. Ato do të jenë gjithmonë në fokusin tonë të përkrahjes, sepse përmes tyre ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.
Vizitën e përmbyllëm me një drekë tradicionale te “Daja”, në sheshin Adem Jashari”, ka shkruar Buja në Facebook.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika