Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit.
Sulmuesi kosovar ka përfunduar transferimin e tij nga Lille te gjiganti italian, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
Kalimi i Zhegrovës te “Zonja e Vjetër” shihet si një hap i madh për reprezentuesin e Kosovës, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Ligue 1 ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Me Juventusin, 25-vjeçari do të ketë mundësinë të garojë në elitën e Serie A dhe në garat evropiane, duke rritur edhe më shumë profilin e tij ndërkombëtar.