Pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, është mbyllur me epërsi 2-0 për Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kombëtarja e Kosovës ka shtuar avantazhin në përballjen kundër Suedisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi Vedat Muriqi, pas një kundërsulmi perfekt të ndërtuar me Albion Rrahmanin, realizoi golin e dytë për Dardanët, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke ndezur entuziazmin e tifozëve.
Kosova kalon në epërsi ndaj Suedisë, gol i Rexhbeçajt ndez ‘Fadil Vokrrin’