Gjini: Demokracia nuk funksionon vetëm me norma kushtetuese, por me sjellje të përgjegjshme

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka theksuar se demokracia nuk mund të mbahet gjallë vetëm përmes normave të shkruara, por kërkon mbi të gjitha sjellje të përgjegjshme nga përfaqësuesit politikë.

Duke folur në Debat Plus për situatën aktuale me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjini ka thënë se sipas normave dhe praktikave të deritashme, Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm kur zgjidhen kryetari dhe të gjithë nënkryetarët – gjë që ende nuk ka ndodhur.

“Në bazë të normave dhe të praktikave të deri tanishme jo, shkruan në dokumentet tona më të rëndishme që Kuvendi është i konstituuar atëherë kur zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët. Nënkryetarët nuk janë të zgjedhur të gjithë. Tani a duhet me qenë kështu apo ajo, mundemi me pas me qindra interpretime…”, ka thënë Gjini.

Sipas tij, asnjë kushtetutë nuk mund të parashohë çdo rast të mundshëm dhe shembujt tregojnë se edhe shtete me tekste identike kushtetuese funksionojnë ndryshe.

“Ka shumë vende në botë në të cilat, ekzistojnë mundësitë e obsutruksionit shumë të gjatë… nuk ka vend që nuk ka mekanizma që dikush dëshiron me i keqpërdor. Të cilët në momente të caktuar mund me u keqpërdoru. Ama, nuk mjaftojnë normat në demokraci, nuk mjafton letra e shkruar Kushtetuta, nuk mjaftojnë ligjet, as rregullorja  punës. Të gjithë ata që e njohin e duan demokracinë e dinë që për të funksionuar një demokraci duhet edhe sjellja e përgjegjshme e njerëzve që përfaqësojnë. Është e shkruar, është normë e pakodifikuar që nëse përfaqësuesit, politikanët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, nuk munden me pas normë kushtetuese që i ndal, në një momente të caktuar më gjetë vrima për ta keqpërdorur. Asnjë kushtetutë nuk e parasheh cdo rast të mundshëm. Edhe ta kodifikoj e ta shkruaj.

Ka shtete në botë, që kanë kopjuar kushtetuta, germë për germë. Shteti i parë funksionon perfekt, shteti i dytë është llom. Për shkak se nuk mjafton norma e shkruar, duhet të sillesh në mënyrë të përgjegjshme. Nëse popullzimi, sjellja oportuniste e skajshme shndërrohet në normë të sjelljes në demokraci, nuk ka kushtetutë që i zgjidh këto probleme…”, ka shtuar Gjini.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika