Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën në Fushë-Kosovë një person të dyshuar për posedim dhe shfrytëzim të materialeve me përmbajtje seksuale të fëmijëve.
Sipas njoftimit, viktimë e rastit dyshohet të jetë një vajzë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.