Drejtuesit e institucioneve të Kosovës nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri Albin Kurti, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit.

Ata vendosën kurora me lule pranë pllakës përkujtimore.

Presidentja Vjosa Osmani tha Kosova me krenari ka qëndruar dhe qëndron me SHBA-në, jo vetëm në kujtim dhe nderim të viktimave por për ta luftuar në mënyrë efetive të pa pandalur terrorizmin kudo që ndodhë ai.

“Jemi së bashku ne kryetarin e  Kuvendit, me kryeministrin dhe përfaqësuaesen e ambasadës së ShBA-së për t’i kujtuar edhe një herë të gjitha viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist të 11 shtatorit në SHBA dhe njëkohësisht për të nderuar edhe heroizmin e treguar nga të gjithë ata që u përgjigjën ndaj këtij sulmi duke rrezikuar edhe jetën e vet për të shpëtuar edhe jetën e të tjerëve. Në atë ditë bota u nda në dysh. Në ata që thellësisht besojnë në vlerat e lirisë, vlerat e humanizmit dhe qëndrojnë bashkërisht në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit. Dhe pjesa tjetër ishin ata që besojnë në terriziëm dhe shfrytëzojnë dashakeqesinë e terrorizmit për të shkaktuar dhimbje tek të tjerët. Kosova me krenari ka qëndruar dhe qëndron me SHBA-në, jo vetëm në kujtim dhe nderim të viktimave por për ta luftuar në mënyrë efetive të pa pandalur terrorizmin kudo që ndodhë ai. Jemi krenarë që jemi partnerë të palëkundur të SHBA-ve”, tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se 11 shtatori ka qenë sulm ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë.

“Populli ynë shqiptar gjendet krah popullit amerikan dhe jemi shumë mirënjohës dhe solidarizohemi me ta në këtë ditë të vështirë, ku 24 vjet më heret rreth 3 mijë viktima që pësuan me humbje jete, ndër ta kanë qenë edhe 3 shqiptarë. Ne qëndrojmë krahas vlerave të përbashkëta që i ndajmë me popullin amerikan për lirinë dhe demokraci dhe çfarëdo terrori që i kundërshton këto vlera”, tha Basha.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se sulmi terrorsit i 11 shtatorit njëkohësisht paralajmëroi rreziqet e mëdha që na presin në këtë shekull.

“I dedikohet viktimave të sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur 19 terroristë të Al Kaides me 4 avionë vranë 2977 amerikanë në mesin e të cilëve, tre shqipatrë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Cama, ata të cilët janë gjithashtu viktima të këtij sulmi mizor terrorist , i cili i ndryshoj edhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por njëkohësisht edhe paralajmëroi rreziqet e mëdha që na presin në këtë shekull. Sot nuk janë vetëm aktorët parashtetërorë, por edhe shtete të cilat ushtrojnë terrorizëm Ne kemi pasur rastin në Kosovë ku struktuarat e caktuara ilegale të udhëhequra nga Beogradi zyrtar kanë zhvilluar aksione terroriste në vendin tonë”, tha Kurti.

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Kaidës, dy u përplasën në Kullat Binjake në Neë York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit./EO

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika