Tender pa konkurrencë, pishina në Podujevë ngrit dyshime për favorizim

Pishina gjysmë olimpike që po ndërtohet në Podujevë kushton afro 4 milionë euro, mbi një milion më shtrenjtë se ajo e ngjashme në Deçan. Për formën se si u dha tenderi, Komuna e Podujevës është kritikuar për mungesë konkurrence dhe për dyshime mbi favorizimin e operatorëve më të shtrenjtë, gjersa komuna ka vazhduar të mos japë përgjigje rreth çështjes

Përkrah Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Kryetari Shpejtim Bulliqi përuroi fillimin e punës për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në qershor të këtij viti.

Puna drejt ndërtimit nisi një muaj pasi komuna shpërbleu një operator ekonomik, të vetmin në garë, prej afro 4 milionë euro për ndërtimin e pishinës, saktësisht 3, 956, 120.91 euro.

Gjersa ndërtimi i kësaj pishine po zë vend afër Emergjencës së Re në Podujevë, ajo çka ngjall dyshime është çmimi.

Një pishinë të po të njëjtit lloj, po e ndërton edhe Komuna e Deçanit.

Por për dallim nga ajo e Podujevës, e njëjta kushton mbi një milion euro më pak e njëheri, gara në Deçan për këtë tender nuk përfundoi pa konkurrencë.

“Çmimi në total i punëve duhet të jetë 2, 067, 100.24 euro”, thuhet në kontratën për të cilën, konkurruan tre operatorë ekonomikë.

Për monitorues të komunave, një vendim i tillë nga ana e Komunës së Podujevës nuk përbën habi.

”S’është hera e parë që komuna e Podujevës ka dëshmuar që i shpërblen operatorët më të shtrenjtë kur flasim për kontratat që kanë të bëjnë me investime kapitale. Si në rastin e pishinave kur ka një diferencë afro dy milionë euro, kjo flet për një problem serioz që ballafaqohet komuna e që duket se s’është e rastësishme sepse vazhdimisht i shpërblen më të shtrenjtit ndërsa kualiteti, mbetet i dobët”, ka thënë Shemsi Jashari, monitorues i komunave.

Se ky tender çaloi në nivel konkurrimi, e thonë edhe njohës të fushës së prokurimit.

”Fakti që dyjat e kanë emrin pishina gjysmë olimpike, nuk i bën të njëjta, duhet me bo një analizë të Paramasës edhe pozicionet që i përmbajnë, munden me qenë të njëjta, munden me qenë krejt ndërtime të ndryshme. Tenderi mundet me ju jep një ofertuesi të vetëm, në qoftë se i plotëson kushtet e parapara me Dosje të Tenderit edhe Njoftim për Kontratë, ndonëse duhet edhe këtu një analizë në qoftë se kriteret kanë qenë diskriminuese për të tjerët dhe favorizuese për të, pasi vetëm një ofertues është indikatorë që procesi nuk ka qenë i hapur ndaj konkurrencës, dhe mund të këtë favorizime, pasi mesatarisht në Kosovë ofertojnë katër operatorë ekonomikë për çdo procedurë të prokurimit”, ka thënë Ardit Dragusha, nga Demokracia Plus.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunë, Vlora Humolli-Jashanica nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit ndërsa siç ndodhë rëndom, i paqaashëm ka qenë edhe kryetari, Shpejtim Bulliqi.

Në dokumentet e publikuara në faqen zyrtare të komunës, e ditur nuk bëhet sipërfaqja e saj por ndahen detaje mbi përshkrimin e punëve gjersa theksohet se shuma e sigurisë së ekzekutimit për kompaninë fituese është 10 përqind e vlerës totale të kontratës.

Pishina parashihet të përfundohet për tre vite.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika