Shukri Buja hap fushatën e PDK-së në Lipjan me kritika për pushtetin atje: Pas 12 vitesh ngecje, tani është koha jonë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Lipjan, ku kandidati për kryetar të komunës, Shukri Buja, ka shpalosur vizionin e tij për zhvillimin e qytetit.

Para simpatizantëve të PDK-së, familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe qytetarëve të pranishëm, Buja kujtoi rrugëtimin e tij politik dhe çlirimin e vendit, duke theksuar edhe periudhat kur ka udhëhequr Lipjanin. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij ishin investuar mbi 62 milionë euro në komunë, por sipas tij, shumë punë kanë mbetur të papërfunduara.

Duke kritikuar pushtetin aktual lokal për “12 vite ngecje, diskriminim dhe moszhvillim”, Buja theksoi problemet me mungesën e ujit të pijshëm, degradimin e lumenjve, arsimin, shëndetësinë, sportin dhe kulturën. Ai tha se qytetarët janë ngopur me projekte pa vizion dhe politika nepotiste.

“Prandaj, sot rikthehem. Me përvojë, me energji të re, me ekip të ri dhe me vizion të qartë për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton. Lipjani ka nevojë për drejtim të vërtetë. Jo për fasadë, por për punë konkrete që prekin jetën e qytetarëve”, deklaroi Buja.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje, duke theksuar: 

“Unë jam Shukri Buja, nuk flas për ndryshim – vij për ta bërë atë! Fitorja është e jona!”.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika