Hoti: Osmani po e përfundon mandatin pa lënë asnjë gjurmë në shtetndërtim

Avdullah Hoti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfundon mandatin pa lënë asnjë gjurmë në shtetndërtimin e vendit.

Kështu ka vlerësuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoti ka numëruar një varg kritikash edhe ndaj të parës së vendit e cila sipas tij, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për thellim të bashkëpunimit me SHBA-në.

Mes të tjerash, Hoti ka deklaruar se presidentja Osmani, në tërë mandatin 5-vjeçar të saj, ka dështuar ta përfaqësojë unitetin e popullit, si dhe të ruajë funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Të gjitha veprimet politike të saj, në të gjitha situatat prej se është në politikë, pa përjashtim, i ka nënshtruar interesave elektorale për qëllime personale. Të gjitha. Edhe gjatë kohës sa ka qenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës – kur kemi qenë në opozitë ose në qeverisje – veprimet e saj, mandej sjellja e saj në vitin 2020 dhe 2021, kur doli nga partia, komplet duke braktisur shtëpinë e vet politike, jo për çështje parimore, jo për të mbrojtur parime – por thjesht për interesa elektorale. Edhe tash deklarimet e saj unë i shoh nga ky këndvështrim – kalkulime elektorale që po mundohet t’i promovojë në publik… Tani kur po i mbaron mandati i saj, unë besoj se është koha që të bëhen llogaritë për punën e saj në presidencë dhe në skenën politike. Ajo është e para e shtetit tash e pesë vite gati, dhe njerëzit duhet të shohin çfarë ka bërë në atë zyrë si e para e shtetit – për të avancuar interesin e shtetit të Kosovës… Ka dështuar në dy nga funksionet themelore që duhet të përfaqësojë i pari i shtetit: përfaqësimin e unitetit të popullit dhe ruajtjen e funksionimit kushtetues të institucioneve – e të mos flasim për avancimin e shtetësisë së Kosovës drejt integrimit në Europë. Unë besoj se ajo do ta përfundojë mandatin pa lënë asnjë shenjë, pa vendosur as edhe një ‘gur’, si me thënë, në kalanë e fuqizimit të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika