Shqiptarët nisin të mblidhen para Gjykatës Speciale në Hagë

Mbështetësit shqiptar të protestës në Hagë kanë filluar të mblidhen para Gjykatës Speciale, atje ku në Dhomat e Specializuara po gjykohen katër ish-luftëtarë të UÇK-së.

Me thirrjet:“President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, ata po fillojnë të bëhen gati për protestën e cila zyrtarisht, nis nga ora 14:00.

Kjo e fundit po organizohet për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ka tash e rreth pesë vjet që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit, akuza ndaj të cilave të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika