Një person ka vdekur në fshatin Manastirc të Ferizajt pasi i ka rënë lisi.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore.”
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.