Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut, më 14 shtator, ka ndodhur një incident pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Dy personat e përfshirë në rast janë intervistuar nga policia dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP).
Sipas informacioneve, njëri nga të gjobiturit është kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Policia ka bërë të ditur se rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore.