Haxhiu kritikon shoqërinë civile: Dikur kundër VV-së kur refuzonim Listën Serbe, sot në gjumë kur ajo fyen Kosovën

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar shoqërinë civile se po hesht përballë ofendimeve të Listës Serbe ndaj Republikës së Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Haxhiu kujtoi se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar që Lista Serbe të mos certifikohej, por, sipas saj, atëherë pati reagime të shumta nga shoqëria civile.

Haxhiu shtoi se edhe në hapjen e fushatës së fundit, Lista Serbe kishte fyer kryeministrin Albin Kurti dhe kishte përdorur slogane me thirrje nacionaliste serbe.

“Thamë, ndër të tjera, se nuk ka asnjë lloj distancimi, sidomos ndaj rastit të Banjskës. Reaguan gjithandej. Në zgjedhjet lokale, sërish insistuam që ajo të mos certifikohej. Reagime pati përsëri. Profilet e deputetëve të Listës Serbe po ashtu i pamë: secili më anti-Kosovë se tjetri, secili më paralel se tjetri. Dje, në hapje të fushatës, sërish të njëjtit fyen Kurtin, prisnin kohën për t’u ‘çliruar’ nga ai dhe thërrisnin ‘vëlla Millanin’. Kësaj radhe nuk pati reagime.  Shoqëria civile, e gatshme kundër VV-së kur kjo kundërshtonte Listën Serbe, ndërkaq sot në gjumë kur kjo fyen gjithçka të Republikës sonë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika