Ish-ambasadori holandez: I kam thënë Thaçit do të lirohesh, nuk ka prova

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, iu drejtua pjesëmarrësve në protestën e mbajtur të dielën në Hagë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Bosch kujtoi periudhën kur shërbeu në Kosovë, kohë kur u formua edhe Gjykata Speciale.

Ai tregoi për një bisedë që pati atëherë me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

“Më kujtohet mirë kur takova Thaçin dhe ai ishte pak i shqetësuar. Unë   i thash se nëse do të jetë gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Por unë nuk kisha të drejtë, sepse gjyqi nuk ishte aq serioz sa unë kisha pritur. Sepse siç e mbani mend raportin e Dick Martyt për trafikim të organeve, ai doli të ishte i rreme. Sepse vet gjyqtari kishte ardhur në përfundim se nuk kishte një gjë të tillë dhe ishte trillim i serbëve. Pra do të duhej të mbyllej gjykata sepse nuk kishte kuptim të vazhdonte më”, deklaroi Bosch para protestuesve.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika