Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit K.A.
I pandehuri dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, sipas nenit 277, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ky dyshim lidhet gjithashtu me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe adekuate, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave për të cilat dyshohet i pandehuri.