Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se bashkë me kandidatët për asamble, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së, kanë zhvilluar takimin përgatitor për zgjedhjet e 12 tetorit.
Në postimin e tij në Facebook, Ferati ka theksuar se ky ishte një takim pune ku u diskutua për organizimin, mobilizimin dhe ndarjen e përgjegjësive në terren.
“Programi ynë për Istogun është i qartë: zhvillim, punësim dhe qeverisje të ndershme e transparente. Çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë. LDK hyn në këtë garë, e bashkuar, me vizion të qartë dhe me besim të plotë se Istogu do të zgjedhë punën mbi fjalët dhe zhvillimin mbi propagandën”, ka shkruar Ferati, duke shtuar se “rrugëtimi ynë vazhdon”.