
Auto Mita ka hapur fushatën më të re – “Rikthehemi Zero Zero”.
Ashtu si në një fushatë zgjedhore, ku secili zgjedh kandidatin e preferuar, edhe këtu klientët kanë mundësinë të zgjedhin veturën e tyre ideale. Dallimi është se këtu çdo zgjedhje është fituese: çmime të ulëta, benefite konkrete dhe surpriza që vijnë menjëherë pas vendimit.
Auto Mita vjen me një paketë të plotë përfitimesh që e bëjnë këtë kampanjë të pakrahasueshme:
- Deri në 500 € në Rrotën e Fatit pas blerjes së veturës
- 5 vite garancion
- 1 vit kasko FALAS
Këto nuk janë thjesht lehtësira – janë garanci që çdo blerës fiton siguri, komoditet dhe vlerë afatgjatë për investimin e tij.
Në këtë “zgjedhje”, klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë modelesh të Nissan, Renault dhe Dacia, me çmime promocionale që nisin nga vetëm 15,990 €.