Shtigjet e trotuaret në parqet e Podujevës të dëmtuara ose të lëna në gjysmë

Tre muaj pasi Kryetari i Poduejvës përuroi një shteg të ecjes afër qendrës së qytetit, i njëjti është dëmtuar në masë jo të vogël por në komunën e Podujevës, ka edhe shtigje të cilat kanë mbetur në gjysmë në dy fshatrat e qytetit. Opozita kritikon komunën për neglizhencë gjersa theksojnë se kontratat për shtigjet në këto fshatra, nuk ishin në vlerë të vogël

“E gëzofshin qytetarët këtë projekt! 💚”!

Kështu e përuroi Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi shtegun e vrapimit në atë që njihet si “Parku i Paqes”, disa kilometra larg qendrës së qytetit.

Por tre muaj pasi e përuroi, shtegu niset të çahet duke u bërë i papërshtatshëm për qarkullim.

Disa orë pasi u bënë publike pamjet, ekipet e mirëmbajtjes dolën në terren.

Ani pse vrimat u mbuluan, shenjat e përmirësimit dukeshin qartë.

Por ky nuk është i vetmi shteg ecjeje që është në këtë gjendje.

Kështu ka mbetur një shteg tjetër e dy trotuare, tek pishat e fshatit Kërpimeh, tash e dy vite.

Në të trija shtigjet, janë vendosur vetëm anësoret. Asgjë më shumë.

Banorët në të cilët ka rastisur televizioni kanë bërë të ditur se autoritetet komunale nuk kanë vazhduar punën që nga viti 2023. Për rrjedhojë, këto shtigje kanë mbetur kështu, të lëna në gjysmë e të papërshtatshme për t’u shfrytëzuar.

Përpos shtigjeve, në gjendje të keqe është edhe për mirëmbajtje të vendit ku parashihet të vendosen ato.

Kritikuese shprehet opozita e cila thotë se shpenzimet e komunës po shkojnë dëm.

“Është një kontratë mbi 400 mijë euro për shtigjet në Kërpimeh dhe Shajkovc. Asnjëra nga shtigjet s’janë ndërtuar, janë me probleme dhe jo funksionale. Si papërgjegjësi është edhe neglizhencë, ngase mbesin në gjendje të tmerrshme”, ka thënë Valon Demolli, asamblist i LDK-së.

Tenderët që datojnë nga 2024 për shtrim të trotuareve, i janë dhënë kompanisë ‘Bini”. Në vlerë prej 200 mijë euro.

Siç po ndodhë në vazhdimësi, Komuna e Podujevës po vazhdon të mos deklarohet publikisht mbi projektet e lëna në gjysmë, arsyet, shkaqet dhe kostot.

As kësaj radhe, Drejtori i Shërbimeve Publike Bahri Selimi nuk ka kthyer përgjigje për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika