Rubin përfundon dëshminë për sot, nesër e vazhdon në Gjykatën Speciale në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka përmbyllur për sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Seanca do të vijojë nesër në orën 09:00, siç njoftoi gjyqtari Charles Smith në fund të seancës së sotme.

Diplomati amerikan dëshmoi në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët që nga nëntori i vitit 2020 ndodhen në paraburgim në Hagë, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të supozuara gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në dëshminë e tij, Rubin deklaroi se roli i Thaçit ishte politik dhe se ai nuk kishte kompetenca ekzekutive për marrjen e vendimeve ushtarake brenda UÇK-së. Sipas tij, Thaçi duhej të merrte aprovimin e komandantëve të zonave për çdo vendim të rëndësishëm.

Rubin shtoi se akuzat që e lidhin Thaçin me krime lufte dhe veprime të ngjashme ishin hetuar, por nga informacionet shtetërore amerikane ishte konfirmuar se ato nuk ishin të vërteta dhe buronin nga qarqe serbe.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika