Shukri Buja premton pishina shkollore në Lipjan dhe fshatrat e kësaj komune

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka publikuar një videomesazh në Facebook ku ka shpalosur një pjesë të vizionit të tij për arsimin dhe shëndetin e fëmijëve në këtë komunë.

Ai ka thënë se edukimi i fëmijëve nuk përfundon vetëm në bankat e shkollës, prandaj në planin e tij parashihet që çdo nxënës në Lipjan të mësojë edhe notin.

Për këtë arsye, Buja premtoi ndërtimin e pishinave shkollore moderne, jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra si Shalë, Magurë, Janjevë, Dobrajë e Madhe, Gadime dhe Sllovi.

Sipas tij, këto pishina do të jenë të standardizuara dhe të qasshme për të gjithë nxënësit, përmes transportit të organizuar nga komuna.

“Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë, por një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Së bashku po ndërtojmë një Lipjan më të shëndetshëm, më aktiv dhe më të drejtë për të gjithë”, ka thënë Buja.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika