Rubin: Thaçin e konsideronim udhëheqës, e kishin caktuar shqiptarët

James Rubin, ka sqaruar përsëri përshtypjet e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë periudhës së Konferencës së Rambujesë.

Rubin tha se Thaçi ishte personi kyç me të cilin ai duhej të punonte, në mënyrë që Marrëveshja e Rambujesë të pranohej nga UÇK-ja.

“Ne mendonim se LDK-ja dhe Veton Surroi ishin dakord për këtë, dhe sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, më tha që duhej të punoja me Thaçin, sepse ai ishte personi i rëndësishëm, personi kryesor që e kishin caktuar shqiptarët e Kosovës”, tha Rubin.

Ai shtoi se Thaçi mund të konsiderohej si udhëheqës ose si person kontakti.

“Nëse doni e quajmë udhëheqës, nëse doni person të kontaktit”.

Rubin e përshkroi rolin e Thaçit në atë kohë si të një kryediplomati të Kosovës: “Pra, unë atë e kam parë si ministër të Jashtëm, që pasqyronte pikëpamjet e ushtrisë së vet dhe të qeverisë së vet, që nënshkruante, pra ashtu si një ministër i Punëve të Jashtme”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika