Avokati Meshari Selimaj ka vlerësuar si vendimtare dëshminë e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, dhënë të hënën dhe të martën në Dhomat e Specializuara në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke folur në FIVE në TV Dukagjini, Selimaj ka theksuar se dëshmia e Rubin përfaqëson një pikë kthese në këtë proces gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës është dashur ta mbështesin publikisht këtë zhvillim.
“Çfarë më ka bërë shumë është se gjatë këtyre dy ditëve, kam pa që nuk reaguar institucionet e Kosovës. Me gjithë dëshirë nuk kisha dashtë që t’i përfshi në këtë situatë tani, por konsideroj që ka qenë dashur t’i jepet mbështetje kësaj situate, kësaj ngjarje të re. Për shkak se e konsideroj si kthesë në këtë procedurë, dëshminë e dëshmitarit James Rudin. Një njeri që e do Kosovës. Një kontribuues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Për shkak e është personit aktiv që ka qenë bartës i proceseve, i deleguar nga Madeleine Albright. Ia ka pas detyrën tij, siç e tregoi vetë. Që të merret në veçanti me përfaqësuesin politik të UÇK-së, në këtë rast me Hashim Thaçin. Dhe ai është një burim, një provë e drejtpërdrejtë, e cila i hedh poshtë të gjitha ato pretendime se kemi pasur të bëjmë më një mekanizëm, i cili ka qenë i sistemuar, i organizuar, që ka pas komandë…”, ka thënë Selimaj.