Punonjësja e OSBE-së nuk pranon fajësinë për akuzat për spiunazh

Jelena Gjukanoviq, nuk ka pranuar fajësinë në lidhje me akuzat për spiunazh. Në seancën fillestare prokurori ka lexuar aktakuzën e ngritur ndaj saj, ku thuhej se e njëjta kishte kontribuar edhe në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë e shtetësisë.

Jelena Gjukanoviq, është paraqitur për herë të parë në gjykatore këtë të martë për tu përballur me akuzat për spiunazh, në shërbim të BIA-s serbe.

Në shqyrtimin fillestar punonjësja e OSBE-së, nuk ka pranuar fajësinë për akuzat të cilat e ngarkon prokuroria speciale e Kosovës.

Paraprakisht prokurori Bekim Kodraliu, ka lexuar aktakuzën, ku bëri të ditur se Gjukanoviq me vetëdije të plotë ka përsëritur veprimet duke e informuar Agjencinë e Inteligjencës në Serbi.

“Duke i ofruar të dhëna dokumente dhe informacione të ndjeshme të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani dënuarin për veprën penale të spiunazhit Aleksandër Vllaiq, të cilit i ka përcjell informacione të dokumentuara”, ka thënë Kodraliu.

Kodraliu ka thënë se me këto veprime Gjukanoviq ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

“E pandehura përmes influencimit dhe ndikimit të saj nga pozita që mbante në OSBE-se dhe udhëzimet që kishte marr nga tani i dënuari për spiunazh Aleksandër Vllaiq dhe zyrtarë të BIA-s e njëjta gjatë takimeve zyrtare dhe raporteve të OSBE-së për pasqyrimin e situatës politike dhe sigurisë në Kosovë ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit te Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndërkohë avokati i saj Predrag Milkoviq e ka ftuar gjykatën që ta shqyrtojë çështjen e paraburgimit, duke kërkuar që kjo masë ti zëvënedësohet me arrest shtëpiak ose me dorëzani.

Këtë e ka kundërshtuar prokurori, derisa gjyqtari ka thënë se do vendosë jashta kësaj seance.

Gjukaonivq e cila edhe vetë konfirmoj se edhe më tutje është punëtore e OSBE-së, u arrestua në fillim të muajit mars në pikën kufitare në Jarinjë.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika