Kryetari aktual i Istogut dhe njëherësh kandidat për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kaliqan, në odën e Asllan Sejdaj, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ferati ka theksuar se mikpritja e banorëve ishte e jashtëzakonshme, ashtu siç karakterizon istogasët në çdo kohë.
“Kaliqani krah nesh, në vazhden e rrugëtimit tonë.
Në odën e Asllan Sejdaj, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, u mirëpritëm me ngrohtësi të jashtëzakonshme, ashtu siç dinë vetëm istogasit.
Banorët e Kaliqanit na rikujtuan se kanë ruajtur qëndrimin stoik ndër dekada, duke e mbajtur Istogun bastion të pathyeshëm të LDK-së.
Kaliqan e Ruzhdi, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.