Rexhaj: LDK-ja është bërë vrojtuese në Kuvend, as opozitën nuk e bën

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë mundësi të formojë koalicion me PDK-në, duke theksuar se nuk ka përshtatshmëri në asnjë aspekt midis dy subjekteve.

Ai po ashtu tha se LVV-ja ka tentuar fillimisht të krijojë një koalicion me LDK-në, por sipas tij, kjo ka qenë e pamundur për shkak të refuzimit të LDK-së.

Deputeti kritikoi gjithashtu LDK-në duke thënë se partia “është bërë vrojtuese” dhe nuk po merr pjesë në vendimmarrje.

Ai shtoi se LDK-ja nuk po bën as opozitë dhe nuk po jep një qëndrim të qartë politik.

“LVV-ja nuk ka asnjë mundësi koalicioni sepse nuk ka përshtatshmëri në asnjë aspekt [për PDK]… LVV-ja ka tentuar në fillim gjë që tani po e shoh që po shkon drejt së pamundurës, një koalicion me LDK-në. Kemi hasur në një refuzim domethënë mendoj edhe kokëfortë edhe arrogantë. Mendoj që nëse sot e pyet LDK-në a shkon më VV apo PDK, del ajo që ka thënë Konjufca as mish as peshk sepse ata nuk vijnë as me ne nuk shkojnë as atje.

LVV-ja asnjëherë në historikun e saj nuk ka qenë vrojtuese. Ajo çka vërej sot te LDK-ja është që është bërë vrojtuese vjen në Kuvend nuk merr pjesë thotë Kosovës bëni çka doni. A je subjekt politik, a ke mendim politik, na thuaj mendimin, don me qenë në opozitë bëje opozitën, as opozitën nuk e bën”, ka deklaruar Rexhaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika