Trump takohet me Starmer në ditën e fundit të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Pas një mikpritjeje mbretërore gjatë vizitës së dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, për bisedime për shumë çështje.

Starmer do ta presë Trumpin në ditën e dytë të vizitës në rezidencën e tij, për të biseduar për çështje të ndryshme, sikurse tregtia, Ukraina dhe Gaza.

Starmer e ka paraqitur veten si urë mes udhëheqësit amerikan dhe aleatëve evropianë, veçmas për luftën në Ukrainë, në përpjekje për të siguruar zotime për Kievin nga Trumpi.

Raporti i mirë i Starmerit me Trumpin, i mundësoi shtetit të tij të kishte disa lëshime dhe ai është i interesuar që tarifat prej 25 për qind ndaj aluminit dhe çelikut të ulen në zero, megjithatë deklaratat e Trumpit kanë sugjeruar se një marrëveshje mes dy shteteve nuk është afër.

“Ata do të donin të shihnin nëse mund të arrihet një marrëveshje pak më e mirë. Do të flasim me ta”, tha Trump para udhëtimit për në Britani.

Megjithatë, Starmer mori një shtysë pozitive kur gjiganti amerikan i kapitalit privat Blackstone tha se planifikon të investojë 123 miliardë dollarë në projekte në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së ardhshme, pasi Microsoft kishte bëri të ditur për një plan që përfshin investime deri në 30 miliardë dollarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, grupi farmaceutik britanik, GSK, njoftoi se do të investojë 30 miliardë dollarë në SHBA në pesë vjetët e ardhshme.

Bisedimet vijnë në një kohë kur Starmer po përballet me probleme politike brenda vendit pasi shkarkoi ambasadorin britanik në Uashington, Peter Mandelson, për shkak të një skandali që kishte të bënte me lidhjet e diplomatit me Jeffrey Epstein, amerikanin e ndjerë, që ishte dënuar për abuzim seksual.

Edhe administrata e Trumpit po përballet me presion që të publikohet dosja e Epstein.

Policia ka arrestuar katër persona pasi at paraqitën imazhe të Trumpit dhe Epsteinit në Kështjellën Uindsor të martën mbrëma.

Një ditë më vonë, udhëheqësi amerikan u prit me një ceremoni mbretërore nga Mbreti Charles III në Kështjellën Uindsor.

Trump dhe monarku britanik e përmbyllën takimin e tyre me një banket shtetëror, ku morën pjesë 160 të ftuar, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, magnati i mediave, Rupert Murdoch, shefi i Apple, Tim Cook e të tjerë.

Para darkës, Trump u tha të ftuarve se vizita shtetërore ishte “me të vërtetë një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, duke përshkruar Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në si “dy nota në një akord… secila e bukur për vete, por me të vërtetë e destinuar që të luhet së bashku”.

Gjatë fjalimit të tij, monaru lavdëroi “angazhimin personal të Trumpit për të gjetur zgjidhje për disa nga konfliktet më të vështira të botës”, duke theksuar përmendur po ashtu angazhimet mjedisore që udhëheqësit aktualë kanë ndaj “fëmijëve tanë, nipërve dhe të atyre që do të vijnë pas tyre”./RadioRvropaeLirë

 

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika