Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”, pas përfundimit të hetimeve të nisura mbi një rast të ndodhur më 26 mars 2024.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se më 26 mars 2024, rreth orës 21:10, në rrugën “Butrinti” të Prishtinës, në bashkëkryerje privuan nga jeta viktimat E.G. dhe Z.G. Me këtë veprim, sipas prokurorisë, ata me dashje dhe vetëdije kanë rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë të pranishëm.
Nga katër të pandehurit, L.H. ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa N.B., A.B. dhe K.G. janë ende në arrati.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).