Në renovimin e banesave kolektive në Podujevë s’u hoq asbesti, komuna hesht

Banorët e banesave kolektive në Podujevë po ankohen se kontrata për renovimin e banesave kolektive në Podujevë nuk është zbatuar tërësisht duke lënë një pjesë të materialit të asbestit ende prezent në çatinë e tij. Ata ankohen për erën e rëndë gjersa nga opozita në komunë, thonë se procesi nuk u monitorua nga asnjë zyrtarë komunal.

Renovimi i banesave kolektive në Podujevë është njëra prej çështjeve me të cilat, krenohet kryetari Shpejtim Bulliqi.

Por, lëvdata për punën e kryer nuk japin banorët që jetojnë në to.

Pjesë e kontratës në vlerë të 130 mijë eurove për renovim, ishte largimi i materialit kancerogjen asbest, për të cilin specifikohet në kontratë se ky material do të hiqej gjatë renovimit.

Në pikën 7 të saj theksohet, “Demolimi me kujdes i veçantë i pllakave(mbulesës) nga materiali asbest, i cili deponohet dhe varroset sipas parametrave standarde”. (DOKUMENT)

Por sipas banorëve, i njëjti nuk u largua por vetëm u mbulua me një shtresë.

“Është tmerr çka ka bo ky. Ky s’është renovim. Është mbulim i marres. Është për tmerr të Allahut. Sen s’ka hek, veç e ka qit mbi to, e ka mbulu. Ky është formalisht, s’ia nin për popull”, ka thënë, Milaim Gashi, familjar i banorëve në banesa

“Probleme kena pas, ka pikë shumë tavani. Qaq erë, s’ke mujt me flejt prej ere. Kanë ardh vetëm kulmin e kanë rregullu, glacat i kanë lanë aty. Erë e tmerrshme ka ardhë. Për kulmin, veç të rrej nuk e di”, ka thënë, Abide Pestisha, banore në banesat kolektive.

Komuna e Podujevës e cila vazhdon të mos përgjigjet në interesimin e Dukagjinit, është në dijeni për çështjen.

Këtë e dëshmon një intervistë e kryetarit, Bulliqi dy vite më parë në një media lokale.

“Bash kom me marrë me shikue se ajo kontratë ka mbikqyrës, do ta shikoj”, kishte deklaruar Bulliqi.

Për këtë çështje kritikues shprehen nga opozita në komunë sipas së cilës, komuna nuk e monitoroi procesin.

“Arsyetimi që ne nuk dimë çka ka është banalitet i llojit zë vet sepse kur një operator e ka në specifika të shkruara, duhet të dijë si të veprojë në realizim. Komuna e ka ekipen që ish dasht me inspektu se çka po ndodhë me atë projekt, kjo s’ka ndodhë në komunën tone”, ka thënë asamblisti i LDK-së, Naim Çunaku.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje nga vet Kryetari Bulliqi lidhur me atë se a është ndërmarr ndonjë masë ndaj kompanisë si dhe në objektet e banimit për të sanuar problemin, por i njëjti, nuk është përgjigjur në telefon.

Komuna e Podujevës nuk ka kthyer përgjigje as në e-mailin zyrtar të saj.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika