Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Speciale ka qenë i pandryshuar që nga fillimi i këtij procesi.
Ai tha se partia e tij ka qenë vazhdimisht kundër krijimit të një gjykate të tillë, duke e konsideruar atë si një mekanizëm të padrejtë.
“VV ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale… Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kemi kundërshtuar kemi refuzuara, nuk qëndron ajo çfarë është thënë atëherë se do të pastrojë vetëm emrin. kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë .. ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera ato cka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënën Murati.