Krimi i organizuar sfidon sigurinë në BE, kush janë kryeqytetet më të rrezikshme

Brukseli, Stokholmi, Marseja dhe Amsterdam janë 4 qytetet evropiane me nivelin më të lartë të krimit dhe përdorimit të armëve.

Në një hulumtim të Euronews për kryeqytetet e BE-së, rezulton se dhuna e organizuar dhe lufta për tregun e drogës janë në nivele të larta në qytete që dikur njiheshin si të qeta.

Brukseli përmendet si kryeqyteti më i rrezikshëm për incidentet me armë: deri në mes të tetorit të këtij viti janë regjistruar dhjetëra të shtëna, dhe prokuroria paralajmëron se “çdo banor” mund të preket nga një plumb.

Stokholmi ka regjistruar rritje të ndjeshme të vrasjeve të lidhura me bandat e drogës dhe përfshirjen e atentatorëve të mitur në këto krime.

Vetëm në zonën e kryeqytetit raportohen dhjetëra shpërthime me armë deri në gusht 2025.

Marseja vazhdon të jetë bastioni i mafies dhe drogës në Francë, me dhjetëra të vrarë vitet e fundit.

Ndërsa Amsterdami po përballet gjithnjë e më shumë me shpërthime eksplozivash.

Në anën tjetër, kryeqytete si Berlini, Dublini, Helsinki dhe një grup qytetesh të tjera si Vilnius, Budapesti, Varshava, Bratislava, Luksemburgu, Valletta dhe Tallin rezultojnë relativisht të sigurta nga përdorimi i armëve ose krimi i organizuar.

Shumë prej këtyre vendeve raportojnë normë të ulët vrasjesh me armë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika